Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaArte“Nga Alpet zvicerane në Adriatikun shqiptar”, koncerti me muzikë dhome në Muzeun Arkeologjik të Durrësit

“Nga Alpet zvicerane në Adriatikun shqiptar”, koncerti me muzikë dhome në Muzeun Arkeologjik të Durrësit

Publiku i pranishëm në mjediset e Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Durrësit përjetoi emocione të veçanta përmes një programi që bashkoi mjeshtërisht kryeveprat e Beethoven-it dhe Othmar Schoeck me perlat e muzikës shqiptare, duke krijuar një urë artistike “Nga Alpet zvicerane në Adriatikun shqiptar”.

Mbrëmja ishte pjesë e performancave të Festivalit XXI Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, “Chamber Fest Durrës”, me interpretimin e shkëlqyer të Kuartetit të Harqeve zviceran.

Duartrokitjet e gjata dëshmuan edhe një herë se muzika e dhomës flet një gjuhë universale, duke bashkuar artistë dhe publik përtej kufijve.

“Chamber Fest Durrës” do të vijojë koncertet e tij në Muzeun Arkeologjik, për të ndarë emocionet e muzikës së dhomës me publikun artdashës.

Edicioni i 21-të do të vazhdojë deri më 12 korrik, me artistë të shquar nga Shqipëria dhe bota, duke e kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme të dialogut kulturor dhe artistik.

Lini një koment