E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Nga antikiteti te muzika simfonike, historia e muzikës shqiptare në një botim të ri

Nga antikiteti te muzika simfonike, historia e muzikës shqiptare në një botim të ri

Akademia e Shkencave e Shqipërisë botoi librin “Historia e muzikës shqiptare”, me autor prof. asoc. Nestor Kraja, një vepër që sjell një pasqyrë të gjerë të zhvillimit historik të muzikës shqiptare ndër shekuj.

Libri është botim i vitit 2026 dhe përfshin një rrugëtim nga antikiteti dhe mesjeta në trojet shqiptare, duke vijuar me muzikën gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë.

Në libër trajtohen gjithashtu llojet e këngëve shqiptare, kënga lirike, zhvillimi i romancës shqiptare, muzika vokale-korale, gjinitë e mëdha të muzikës vokale, muzika e baletit në Shqipëri dhe zhvillimi i muzikës simfonike shqiptare. Sipas Akademisë së Shkencave, një vlerë e veçantë e këtij botimi është trajtimi i fakteve dhe dukurive që jo gjithmonë janë pasqyruar me saktësi në literaturën historiko-muzikore shqiptare.

Përmes analizës dhe përgjithësimit të zhvillimeve kryesore, autori synon të ofrojë një pasqyrë më të plotë të historisë së muzikës në Shqipëri. Saktësia e të dhënave, e ndërthurur me aspektin didaktik, e bën librin një burim të vlefshëm për studentët, studiuesit dhe muzikantët e rinj.

Lini një koment