Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaArteNjë dokumentar për Robert Ndrenikën

Një dokumentar për Robert Ndrenikën

Mes miqve, kineastëve, artistëve dhe para një publiku artdashës, u mbajt premiera e filmit dokumentar kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenikës.

Me regji të Namik Ajazit dhe Iva Garos, figura e aktorit të shquar Robert Ndrenikës, nuk qëndron vetëm tek rolet e tij brilante.

Ky film dokumentar  sjell një Robert që pak e njohin, atë që ai është në përditshmëri, ashtu siç e njohin dhe e rrëfejnë miqtë e tij dhe bashkëpunëtorët.

Ndërsa vetë aktori brilant Robert Ndrenika, ndau vetëm pak fjalë dhe ato ishin falenderuese.

Mbrëmjen e shkuar, Robert Ndrenika u vlerësua edhe me titullin “Mirnjohje e Tiranës” nga “Shoqata Tirana”.

Filmi dokumetar “Robert Ndrenika” e pati premerën mbrëmë në Kinema Millenum.

/tvklan.al

Lini një koment