NJU JORK – OKB në ngërç për pasuesin e Guterresit
NJU JORK, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vijon të jetë në ngërç lidhur me emrin e personit që do të pasojë sekretarin e përgjithshëm, Antonio Guterres, pasi raundi i nëntë i votimit paraprak nuk arriti të prodhojë një konsensus.
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, bëri të ditur rezultatin pas votimit me dyer të mbyllura të zhvilluar sot në Nju Jork.
Me vetëm gjashtë javë të mbetura nga mandati i Guterresit, ngërçi rrezikon që OKB-ja të mbetet pa një pasues të përcaktuar kur ai të largohet nga detyra, duke shtuar presionin mbi organizatën.
Asnjëri prej tetë kandidatëve nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme.
Një kandidat duhet të marrë të paktën nëntë vota në Këshillin e Sigurimit, i përbërë nga 15 anëtarë, si dhe të shmangë veton nga cilido prej pesë anëtarëve të përhershëm.
Kandidatët kanë kaluar muajt e fundit duke kërkuar mbështetje, duke u përqendruar veçanërisht te pesë vendet që zotërojnë të drejtën e vetos: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca.
Waltz u shpreh se mbetet optimist dhe pret që Këshilli i Sigurimit të arrijë një marrëveshje gjatë muajit dhjetor. /Ad.Ab./ a.jor.