E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›PEKIN – Kina dënon kufizimet amerikane ndaj eksporteve të çipave dhe paralajmëron kundërmasa

PEKIN – Kina dënon kufizimet amerikane ndaj eksporteve të çipave dhe paralajmëron kundërmasa

PEKIN, 17 nëntor /ATSH-ANSA/- Kina ka dënuar kufizimet e reja të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj eksporteve të çipave dhe ka paralajmëruar se do të marrë “masat e nevojshme” në përgjigje të vendimit të Uashingtonit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, deklaroi gjatë një konference për shtyp se SHBA-ja po e zgjeron, në mënyrë të tepruar konceptin e sigurisë kombëtare dhe po abuzon me masat e kontrollit të eksporteve.

“SHBA-ja vazhdon ta zgjerojë në mënyrë të tepruar konceptin e sigurisë kombëtare, duke abuzuar me masat e kontrollit të eksporteve”, u shpreh ai.

“Kina do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime”, shtoi zëdhënësi.

Kufizimet e reja amerikane, synojnë të mbyllin një boshllëk në rregullat e mëparshme, i cili u vu në vëmendje pas një skandali, të lidhur me dyshimet për spiunazh dhe kompaninë amerikane të teknologjisë “Nvidia”.

Përmes këtyre kufizimeve, Uashingtoni synon të kontrollojë eksportin e teknologjive të avancuara të prodhimit të çipave, duke penguar mundësinë që ato të përfundojnë në duart e subjekteve, që mund të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare amerikane.

Përplasja vjen në një kohë kur SHBA-ja dhe Kina po konkurrojnë për epërsinë teknologjike, veçanërisht në fushën e gjysmëpërçuesve dhe inteligjencës artificiale. /

Lini një koment