“Po e ha turpin me bukë”- Sali Berisha sulmon Dashnor Sulën: Për një rrogë të Ramës! Kënaqësia e tij ësht�
Kreu i opozitës, Sali Berisha ka sulmuar ditën e sotme Dashnor Sulën, i cili u largua nga Partia Demokratike dhe më pas u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e kryeinspektorit.
Berisha tha se Sula e “ha turpin me bukë”, ndërsa komentoi dhe një deklaratë të ish-deputetit që tregonte se kishte komunikime me Ramën edhe në orët e vona të natës.
“Edi Rama nuk i nxjerr më socialistët në televizion. Ua ka ndaluar. Dalin vetëm ish-të mitë! Ish-të mitë, të cilët janë, t’ju them unë ju këtë, po të paktën Dash Sula ka burrërinë dhe e ha bukën me turp dhe turpin me bukë me rrogë të Edi Ramës. Kurse këta i marrin nën dorë. Këta janë më të ligj se Dashi. Dashi del dhe thotë se flas dhe në 2 të natës, kënaqësia e tij se flet në 2 të natës me Edi Ramën… e kuptoni ju apo jo se çfarë bëjnë. Kënaqësia e Dashit është se flet në ora 2 të natës me Edi Ramën.”- tha Berisha.