E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kategoria e Pare›Pogradecarët gjejnë menjëherë trajnerin, gati firma me ish-in e dy skuadrave kryeqytetase

Pogradecarët gjejnë menjëherë trajnerin, gati firma me ish-in e dy skuadrave kryeqytetase

Klubi i Pogradecit ka mbetur pa trajner pasi Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës ditën e sotme.

Një vendim i papritur për shumëkënd, por me sa duket jo për klubin, i cili mësohet se ka shfaqur interes në të kaluarën për emra të tjerë që mund të merrnin drejtimin e ekipit në vijim, meqë liqenorëve u mungonin rezultatet.

“Panorama Sport” mëson se ka një akord tashmë mes drejtuesve të klubit dhe atij që pritet të jetë trajneri i ri. Emri i zgjedhur është Dritan Mehmeti, një trajner me shumë eksperiencë në Superiore ku ka drejtuar skuadra të rëndësishme si Dinamo e Partizani duke u përfaqësuar edh enë Europë.

Mbetet vetëm firma mes palëve, para se Mehmeti të nisë punën në pankinën e skuadrës e cila prej tre sezonesh shihet si në pretendente kryesore për ngjitjen në elitë.

Lini një koment