“Prania Besnike” në Diasporë, Balla me shqiptarët në Athinë: Kam besim se do i zgjidhim hallet e tyre
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim disaorësh me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Takimi u mbajt në Athinë, në kuadër të nismës “Prania Besnike”, ku në fokus kanë qenë shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen emigrantët shqiptarë në vendin fqinj.
Përmes një reagimi, Balla është shprehur optimist se problematikat e ngritura nga bashkëkombësit do të marrin zgjidhje, duke shprehur besimin se shqetësimet e tyre do të adresohen.
“Për mbi tre orë dëgjim me vëmendje, një për një, sy më sy, të dhjetra bashkëatdhetarëve të Athinës, në ditën e parë të Pranisë Besnike në diasporë. Janë halle që kam besim që do të marrin zgjidhje, sepse deputeti këtë detyrë ka: të marrë ankesat e njerëzve dhe sipas ligjit tu kërkojë institucioneve përgjegjëse llogari pse nuk e zgjidhin hallin. Mos harroni brenda afatit 15 ditor”, shkruan Balla.