E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Probleme që ditën e parë për Pochettino, një dron spiunon stërvitjen e Manchester United

Probleme që ditën e parë për Pochettino, një dron spiunon stërvitjen e Manchester United

Stërvitja e parë me dyer të mbyllura ka përfunduar në Youtube. Nuk e priste kështu trajneri Mauricio Pochettino ditën e parë të punës në Carrington, qendrën sportive të Manchester United.

Argjentinasi drejtoi seancën e parë stërvitore në krye të “Red Devils” dhe problemi është se ajo u transmetua pjesërisht në YouTube pa dijeninë e klubit, siç kanë raportuar mediet sportive angleze.

Fajtori? Një vëzhgues, mjaft kurioz me sa duket, që pati lirinë të filmonte stërvitjen nga lart, duke përdorur një dron. Dhe kështu 12 minuta të stërvitjes së Manchester United, që duhej të ishte zhvilluar me dyer të mbyllura, përfunduan online.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment