Prodhimi i “The Batman Part II” pezullohet përkohësisht: regjisori Matt Reeves tërhiqet për një “çështje familjare”
Prodhimi i vazhdimit të shumëpritur “The Batman Part II” është pezulluar përkohësisht, pasi regjisori Matt Reeves po merret me një “çështje familjare”, siç raporton Deadline.
Në deklaratën zyrtare të studios thuhet: “Production on The Batman Part II has been temporarily paused while Matt Reeves focuses on a family matter. Matt has the full support of DC Studios, and we look forward to continuing the journey soon.”
Xhirimet po zhvilloheshin në Londër prej më shumë se tre muajsh. Sipas burimeve të Deadline, është ende herët të spekulohet nëse ndalimi do të prekë datën e publikimit, të caktuar për 18 shkurt 2028.
Filmi ka pasur një rrugë të vështirë: fillimisht ishte caktuar për tetor 2025 dhe është shtyrë disa herë. Në kast rikthehen Robert Pattinson si Batman, Andy Serkis si Alfred dhe Colin Farrell si Penguin, përkrah fytyrave të reja Scarlett Johansson, Sebastian Stan, Charles Dance dhe Brian Tyree Henry.