E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Projektligji për sponsorizimet, zbritje tatimore deri në 30% për Kulturën dhe Sportin! Lehtësi fiskale për sponsorët

Projektligji për sponsorizimet, zbritje tatimore deri në 30% për Kulturën dhe Sportin! Lehtësi fiskale për sponsorët

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet miratoi në parim projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, nismë e socialistëve Taulant Balla.

Dy deputetët e apasionuar pas futbollit dhe të njohur për mbështetjen e ekipit të Partizanit, e shohin këtë projektligj si mundësi për mbështetje të drejtpërdrejtë të sportistëve.

Projektligji parashikon një mekanizëm lehtësues për subjektet që sponsorizojnë aktivitete në kulturë, art dhe sport, duke u mundësuar njohjen si zbritje të një vlere deri në 30% të tatimit mbi fitimin të paguar në vitin paraardhës.

Kjo lehtësi rregullohet me një kufi maksimal prej 30 milionë lekësh në vit për çdo sponsor dhe me një tavan kombëtar prej 2 miliardë lekësh në vit, njoftoi ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Nga ana tjetër, Braçe theksoi nevojën për mbështetjen e librit dhe uljen e TVSH-së.

Projektligji vendos një standard të ri, të rreptë transparence, gjurmueshmërie dhe kontrolli.

Pas miratimit në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, projektligji vijon procedurat parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin përfundimtar.

Lini një koment