Protesta zhvendoset te Komisariati 1, policia shoqëron me dhunë protestuesit
Qytetarët u mblodhën mbrëmjen e së enjtes para Komisariatit nr. 1 në Tiranë, në solidaritet me protestuesit e shoqëruar gjatë tubimit të ditës. Por policia ndërhyri edhe aty dhe shoqëroi protestues të tjerë, siç njofton BalkanWeb.
Sipas njoftimit, shoqërimet u bënë me dhunë, ndonëse grumbullimi ishte paqësor. Protesta para Komisariatit 1 vijonte edhe në kushte të motit të pafavorshëm, me qytetarë që nuk u larguan pavarësisht ndërhyrjes së policisë.
Edhe më herët gjatë ditës, policia kishte ndërhyrë me dhunë para Kryeministrisë, ndonëse protestuesit ishin të qetë dhe nuk kishin kryer asnjë akt dhune.
Mes të shoqëruarve gjatë ditës ishte edhe 17-vjeçari Erind, i cili u gjobit me 5 milionë lekë, ndërsa shqiptarët mblodhën 140 milionë lekë për ta ndihmuar. Ndihmë financiare nga shqiptarët mori edhe Altin Hila, babai i djalit që ushqehet përmes stomakut me shiringa.