E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestat, Tabaku: Nuk keni turp që flisni për djegien e bizneseve, ju që po vidhni Shqipërinë

Protestat, Tabaku: Nuk keni turp që flisni për djegien e bizneseve, ju që po vidhni Shqipërinë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka folur lidhur me protestën e studentëve që zhvillohet prej muajsh. Tabaku akuzoi qeverinë dhe maxhorancën për mungesë reagimi ndaj dhunës policore dhe shkeljes së të drejtave të protestuesve.

“Të nderuar kolegë të paktë që jeni këtu në sallë. Për 170 ditë qytetarët janë në një protestë, në një protestë kombëtare. Të rinjtë janë në një protestë për të ardhmen e tyre.

Sot në fakt parlamenti ka vetëm një lajm të mirë që nuk është sigurisht miratimi i aktit normativ të tubimeve, është lajmi që ministri i Brendshëm doli nga shtetrrethimi dhe më në fund na foli për dhunën e policisë. Ky është lajmi i mirë.

Si kryetare e Komisionit të të Drejtave të Njeriut, i kam sjellë një kërkesë që ditët e para të protestës të vijë të raportojë dhe është zhdukur, është fshehur. Kemi shkuar në çdo komisariat, kemi qenë atje të gjithë deputetët e opozitës, kemi qenë në spital, kemi qenë në bllokun e sigurisë, por nuk kishte asnjë përfaqësues atje.

As ministri nuk ishte atje. Nuk ishte asnjë përfaqësues as nga maxhoranca atje për të parë se si u dhunuan të rinjtë. Të rinjtë protestojnë për të ardhmen e tyre. Protestojmë për një Shqipëri që po vidhet. Po a keni turp të flisni për djegien e bizneseve kur ju po e digjni përditë Shqipërinë? A keni turp ju që keni votuar Portën e Durrësit, që keni vjedhur pasurinë publike, ju që keni prishur Teatrin Kombëtar, të diskutoni sot për djegien e bizneseve?”, tha ajo ndër të tjera.

Lini një koment