Rama mbledh të shtunën Asamblenë e Tiranës, në fokus zgjedhjet lokale të 9 majit
Një javë pas mbledhjes se Asamblesë së PS në Gjirin e Lalëzit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën më 21 nëntor Asamblenë e Tiranës.
Burime për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu bëjnë me dije se mbledhja do të mbahet në orën 11:00 tek “Xibraku”.
Më tej gazetarja Shehu bën me dije se në fokus do të jenë zgjedhjet lokale të 9 majit, ku beteja kryesore do të jetë në kryeqytet.