Rama në Berlin, merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë (19 nëntor) në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing), me ftesë të Kancelarit Federal gjerman, Friedrich Merz.
Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane dhe do të mbledhë përfaqësues të nivelit të lartë për diskutime mbi çështje që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Evropë.
Pjesëmarrja e kreut të qeverisë shqiptare në këtë tryezë riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.