Rama pret në Tiranë komisioneren Marta Kos, në fokus negociatat e anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte, 26 nëntor, në Tiranë Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në fokus të vizitës së zyrtares së lartë evropiane është ecuria e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe forcimi i bashkëpunimit dhe investimeve rajonale.
Kos do të marrë pjesë në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku në qendër të diskutimeve janë mundësitë për rritjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Agjenda e komisioneres përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në Parlamentin e Shqipërisë, ku do të zhvillohet një takim mbi procesin e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE, si dhe një takim me Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian.
Vizita e saj do të vijojë edhe ditën e nesërme me pjesëmarrjen në Samitin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një aktivitet i rëndësishëm për bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun e përbashkët evropian.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.