E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kategoria e Dyte›Ramadan Ndreu është trajneri i ri i Luzit

Ramadan Ndreu është trajneri i ri i Luzit

Ramadan Ndreu është trajneri i ri i Luzit, siç njofton Panorama Sport. Lajmi vjen vetëm dy ditë pasi tekniku u largua nga Kastrioti, ekip i Kategorisë së Parë.

Ndreu nuk ka qëndruar gjatë pa ekip. Ai u nda nga Kastrioti pas katër javësh, në një moment kur skuadra ndodhej në zonën e ftohtë të renditjes, ndërsa Luzi, në anën tjetër, shfaq pretendime të qarta për ngjitje.

Luzi luan në Kategorinë e Dytë dhe aktualisht mban vendin e pestë, në zonën e “play-off”-it. Synimi i klubit është vetëm ngjitja në Kategorinë e Parë, por misioni nuk është i lehtë përballë rivalëve si Gramshi, Vllaznia B dhe Lushnja.

Lini një koment