Thursday, 8 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Regina Hall bashkohet me Jennifer Aniston dhe Peter Dinklage në komedinë e Krishtlindjeve “Naughty” të Olivia Wilde

Regina Hall bashkohet me Jennifer Aniston dhe Peter Dinklage në komedinë e Krishtlindjeve “Naughty” të Olivia Wilde

Aktorja Regina Hall i është bashkuar kastit të komedisë së Krishtlindjeve “Naughty”, që po drejtohet nga Olivia Wilde për Universal Pictures, siç njofton Deadline. Sipas burimeve të medias amerikane, Hall do të luajë miken e personazhit kryesor, Mallory, e cila e shoqëron atë në udhëtimin drejt Polit të Veriut.

“Naughty” ndjek Mallory-n (Jennifer Aniston), një nënë e cila përpiqet të sigurojë kujdestarinë e djalit të saj nga ish-bashkëshorti i saj manipulues. E vetmja shpresë e saj është ta gjejë Babagjyshin (Peter Dinklage) dhe ta bindë të dëshmojë në gjyqin e divorcit në favor të saj. Skënari është shkruar nga Jimmy Warden (“Cocaine Bear”) dhe përshkruhet si një përzierje mes “Bridesmaids” dhe “Bad Santa”.

Filmin e prodhojnë Margot Robbie me kompaninë e saj LuckyChap (bashkë me Tom Ackerley dhe Josey McNamara), krahas vetë Wilde dhe Warden; për Universal-in mbikëqyrin ekzekutivët Sara Scott dhe Jacqueline Garell. Për Wilde-n, “Naughty” do të jetë filmi i katërt si regjisore, pas “Booksmart”, “Don’t Worry Darling” dhe komedisë së këtij viti “The Invite”.

Hall vjen në këtë projekt pas një viti shumë të fortë: ajo luajti në filmin fitues të Oscar të Paul Thomas Anderson “One Battle After Another”, krah Leonardo DiCaprio, dhe riktheu rolin e Brenda Meeks në “Scary Movie 6”, komedia R-rated me të ardhurat më të larta të vitit, siç vëren Deadline. Universal e ka caktuar datën e publikimit më 5 nëntor 2027, fundjavë në të cilën do të garojë me muzikalin e animuar të Warner Bros. “Margie Claus”, me Melissa McCarthy në rolin e gruas së Babagjyshit.

Lini një koment