E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve del jashtë funksionit

Rrjeti më i klasifikuar i komunikimit për sigurinë kombëtare të SHBA-ve del jashtë funksionit

Rrjeti shumë i klasifikuar që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) përdor për komunikimet e saj të brendshme është jashtë funksionit, siç njofton Shqiptarja.com, duke cituar gjashtë burime për CNN. Rrjeti, i quajtur NSA Net, u mundëson punonjësve të komunikojnë brenda institucionit informacione të klasifikuara.

Deri në këtë moment nuk ka asnjë provë që të tregojë se bëhet fjalë për një sulm kibernetik, thanë burimet.

Ndërsa agjencia po përpiqet të kuptojë përmasat e problemit, ajo ka vendosur që personeli të paraqitet në punë me orare të ndryshme dhe të shkallëzuara, thanë burimet.

Një ditë më parë pati ndërprerje masive në sistemet online të bankave amerikane, të paraprira nga një ndërprerje e gjerë e shërbimeve të Microsoft-it (Outlook, Teams, Copilot) që nisi të premten dhe zgjati disa orë. Fundjavën e kaluar pati edhe ndërprerje të fluturimeve për të paktën 5 orë, me mbi 6 mijë fluturime të anuluara, por u përjashtua mundësia e një sulmi kibernetik. Lajmi është në përditësim.

Lini një koment