E premte, 20 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Seanca në Apelin e GJKKO për Ilir Metën, ish-presidenti kërkon shfuqizimin e pezullimit të afateve të paraburgimit

Seanca në Apelin e GJKKO për Ilir Metën, ish-presidenti kërkon shfuqizimin e pezullimit të afateve të paraburgimit

Këtë të premte u zhvillua në Apelin e GJKKO-së seanca për ish-presidentin Ilir Meta, siç njofton Shqiptarja.com. Meta kërkon shfuqizimin e vendimit që pezulloi afatet e paraburgimit të tij nga 1 tetori deri më 15 tetor.

Afatet e paraburgimit ishin pezulluar pasi seancat gjyqësore dështuan për shkak të bojkotit të avokatëve kundër rregullores së re të GJKKO-së.

Meta ishte i pranishëm në seancat për dosjen e tij dhe argumentoi se dështimi i seancave nuk ishte faji i tij, pasi bojkoti e shkaktoi atë, ndërsa ai kishte rënë dakord të vazhdonte pa avokat.

Apeli i GJKKO-së e shtyu vendimin për më 25 nëntor, në orën 08:50.

Lini një koment