E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Sërish protestë para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i qytetarëve! Situata e qetë

Sërish protestë para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i qytetarëve! Situata e qetë

Qytetarë dhe të rinj janë mbledhur këtë të mërkurë para Ministrisë së Arsimit në një tjetër protestë të radhës, duke vijuar kështu valën e tubimeve në muajt e fundit.

Numri i protestuesve pritet të rritet në minutat në vijim, ndërsa në duar mbajnë flamuj. Reshjet e shiut nuk i kanë penguar ata të mblidhen dhe të vijojnë protestën e tyre. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa edhe gjatë protestës po vijojnë me thirrjet e tyre.

Situata deri më tani paraqitet e qetë, ndërkohë që forcat e policisë ndodhen në terren për të monitoruar rendin dhe për të ndërhyrë në rast të ndonjë tensioni të mundshëm.

Lini një koment