E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHBA – Kreu i inteligjencës amerikane: Kaosi në fluturime nuk u shkaktua nga një sulm kibernetik

SHBA – Kreu i inteligjencës amerikane: Kaosi në fluturime nuk u shkaktua nga një sulm kibernetik

– Kreu i inteligjencës amerikane përjashtoi mundësinë, që ndërprerjet e gjera të trafikut ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten e kaluar, të jenë shkaktuar nga një sulm kibernetik, duke argumentuar se problemet erdhën si pasojë e një përditësimi të softuerit, të cilin sistemi i vjetëruar nuk arriti ta përballonte.

“Ky nuk është një sulm kibernetik dhe nuk bëhet fjalë për një përpjekje të koordinuar nga një shtet tjetër”, deklaroi drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, në një intervistë për CNBC të martën.

Sipas tij, ndërprerja u shkaktua thjesht nga një përditësim që sistemi ekzistues nuk mundi ta përballonte.

Një defekt teknik në Administratën Federale të Aviacionit (FAA) të premten, çoi në ndalimin e të gjitha fluturimeve, në shkallë kombëtare për më shumë se katër orë.

Ky ishte vetëm rasti i dytë që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001, kur autoritetet amerikane vendosën një ndalim të përgjithshëm të ngritjes së avionëve në të gjithë vendin.

Mijëra fluturime u anuluan dhe shumë të tjera pësuan vonesa. Kompanitë ajrore vijuan përpjekjet për rikthimin e plotë të operacioneve normale edhe të hënën.

Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin deklaroi të premten, se nuk kishte prova për një sulm kibernetik, por theksoi se ishte ende herët për të përjashtuar çdo shkak të mundshëm. /

Lini një koment