E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet totalisht qarkullimi

Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, bllokohet totalisht qarkullimi

Një masiv shkëmbor është shembur të enjten në rrugën Qafë Buall-Krastë, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve, siç njofton BalkanWeb.

Shembja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Ura e Luçanës”, në aksin që lidh Bulqizën me Martaneshin; shkëmbinjtë kanë rënë mbi rrugë dhe e kanë bërë qarkullimin plotësisht të pamundur.

Si pasojë, disa automjete kanë mbetur të bllokuara në të dyja anët e aksit, ndërsa deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar.

Qarkullimi në këtë aks vijon të jetë i bllokuar.

Lini një koment