E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHENZHEN – Trump: SHBA-ja dhe Kina duan të kontribuojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë

SHENZHEN – Trump: SHBA-ja dhe Kina duan të kontribuojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë

SHENZHEN, 19 nëntor /ATSH-ANSA/- Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina dëshirojnë të kontribuojnë në përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Deklarata u bë gjatë takimit të tij me presidentin kinez, Xi Jinping, në qytetin Shenzhen të Kinës.

“Po përpiqemi të japim kontributin tonë, lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Do të dëshiroja shumë që ai të përfundonte. Besoj se mund të flas në emër të të dyve kur them se këtë e dëshirojmë vërtet shumë”, u shpreh Trump.

Deklarata e presidentit amerikan sugjeron një interes të përbashkët të Uashingtonit dhe Pekinit, për të kontribuar në përpjekjet diplomatike që synojnë përfundimin e konfliktit, i cili vijon prej vitit 2022.

Kina ka mbajtur deri tani një qëndrim, që e paraqet veten si mbështetëse të zgjidhjes politike dhe negociatave, ndërsa SHBA-ja ka qenë një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës në përballjen me agresionin rus.

Megjithatë, Trump nuk dha hollësi se në çfarë mënyre SHBA-ja dhe Kina synojnë të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund luftës dhe nëse është diskutuar ndonjë nismë konkrete negociuese. /

Lini një koment