E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›SHENZHEN – Xi, Trump dhe Putin bien dakord të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të përpunuara të naftës

SHENZHEN – Xi, Trump dhe Putin bien dakord të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të përpunuara të naftës

– Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të rrisin prodhimin dhe furnizimin me produkte të përpunuara të naftës, me synimin për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për vendet në mbarë botën, sipas “Reuters”.

Lajmi u bë i ditur nga mediet shtetërore kineze, të cilat publikuan një deklaratë të përbashkët të tri vendeve, pas takimit mes presidentit kinez, Xi Jinping, presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Dokumenti, i cilësuar si “Deklarata e Paqes”, thekson rëndësinë e garantimit të furnizimeve të qëndrueshme me energji.

Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve “Hsinhua”, tre liderët rikonfirmuan gjithashtu se një luftë bërthamore nuk mund të fitohej dhe nuk duhej të zhvillohej kurrë.

Në deklaratë thuhet se tri vendet do të zhvillojnë dialog për uljen e rreziqeve bërthamore dhe parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Marrëveshja për furnizimet energjetike dhe angazhimi për dialogun bërthamor, janë ndër çështjet e përfshira në deklaratën e përbashkët pas takimit historik tripalësh në Shenzhen. /

Lini një koment