E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Shtyrja e samitit të NATO-s, Shehu kërkon Ramën në Komision: Të japë shpjegime, jo të iki si me buxhetin

Shtyrja e samitit të NATO-s, Shehu kërkon Ramën në Komision: Të japë shpjegime, jo të iki si me buxhetin

Shtyrja e samitit të NATO-s që pritej vitin e ardhshëm në Shqipëri u bë sot temë debati në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme, siç njofton Shqiptarja.com.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, kërkoi që kryeministri Edi Rama të vijë të japë llogari në komision — ose në një mbledhje të përbashkët me Komisionin e Sigurisë — përpara se buxheti të kalojë në seancë plenare.

Shehu ngriti edhe akuza për lidhje të mundshme të kreut të SHISH-it me grupe kriminale dhe e quajti kryeministrin “komunist”.

Kryetari i komisionit, Igli Hasani, tha se samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë dhe se do të ketë angazhim parlamentar për të.

Lini një koment