E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›SKENARI/ Fitorja në Budapest vlen shumë, synohet vazoja e tretë

SKENARI/ Fitorja në Budapest vlen shumë, synohet vazoja e tretë

Sfida e së dielës ndaj Bjellorusisë do të ketë rëndësi të dyfishtë për Kombëtaren shqiptare. Përveç vendit të parë në grupin C1 të Ligës së Kombeve, kuqezinjtë luajnë edhe për pozicionimin në shortin e kualifikueseve të Euro 2028.

Shqipërisë i mjafton një barazim në Budapest për të siguruar kreun e grupit, si dhe një vend në vazon e tretë për shortin e eliminatoreve. Gjithashtu, vendi i parë i jep mundësinë të përfitojë një rrugë shtesë drejt Europianit përmes fazës “play-off”.

Në rast humbjeje, kuqezinjtë rrezikojnë të zbresin në vazon e katërt. Sipas përllogaritjeve, Shqipëria ka 63% mundësi për të qenë në vazon e tretë, ndërsa Bjellorusia 37%. Për këtë të fundit, vetëm fitorja do të ndryshonte situatën.

Për këtë arsye, përballja në Budapest është një provë me peshë për të ardhmen e Kombëtares. Një rezultat pozitiv do t’i jepte Shqipërisë jo vetëm mbylljen e suksesshme të Ligës së Kombeve, por edhe një pozicion më të favorshëm përpara nisjes së garës kualifikuese drejt Europianit.

Lini një koment