E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Spiropali u shfaq në Kuvend, çfarë do thotë dhe si pritet të votojë? Hoxha: Ndodhet në kafenenë e Kuvendit

Spiropali u shfaq në Kuvend, çfarë do thotë dhe si pritet të votojë? Hoxha: Ndodhet në kafenenë e Kuvendit

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha në një lidhje live nga ambientet e jashtme të Kuvendit për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje nga seanca plenare e cila po zhvillohet që prej orës 10:00 të paradites. Hoxha gjithashtu ka zbuluar detaje lidhur me mbërritjen e deputetes socialiste, Elisa Spiropali.

Ai u shpreh se Spiropali ka mbërritur pasdite në Kuvend ku është përshëndetur me kolegët e saj. Hoxha shton se ajo është shfaqur e relaksuar duke ditur situatën e regjistruar të shtunën në Asamblenë e Partisë Socialiste. Gjithashtu bëhet me dije se ajo nuk është larguar nga ambientet e Kuvendit por ndodhet në kafenenë e Parlamentit.

“Në fakt Erla, nëse nuk do e dinim atë që ka ndodhur në asamblenë e Partisë Socialiste ditën e shtunë dhe nuk do të dinim kontekstin e përplasjeve mes zonjës Spiropali dhe zotit Rama përgjatë këtyre muajve të fundit.

Ajo që pamë në parlament ishte një sjellje krejt normale dhe shumë e relaksuar e zonjës Spiropali mes kolegëve të saj ku sigurisht mbërriti në orët e vona të pasdites. Nuk ka qenë gjatë paraditës në seancë dhe pasi është përshëndetur dhe takuar me disa prej kolegëve të saj të Partisë Socialiste prej ndoshta më shumë se një orë e tashmë ndoshta dhe dy orë mund të ketë shkuar, ndodhet ambientet e brendshme të sallës së seancave plenare, në kafenenë e Kuvendit.

Ndoshta është duke zhvilluar takime për shkak se aksesi për r mediat në atë pjesë të godinës së Kuvendit është i palejuar për gazetarët, por ajo që neve kemi parë është se ka hyrë e vetme zonja Spiropali rreth orës 18:00 në seancën plenare.

Është përshëndetur me disa prej kolegëve të saj të Partisë Socialiste dhe më pas është larguar nga salla e seancave plenare, por vijon të jetë në ambientet e Kuvendit. Sigurisht do të jetë me interes nëse do të ketë një qëndrim dhe një deklarim nga foltorja e Kuvendit për buxhetin.

Së pari për zonjën Spiropali dhe së dyti me interes edhe kjo vota që zonja Spiropali dotë japë për buxhetin. Nëse do të kemi një përsëritje, një dezhavu të asaj që pamë për reformën territoriale ku zonja Spiropali së bashku me Erjon Braçën apo ndoshta edhe me socialistin tjetër Vullnet Sinaj ishte me tone kritike shumë kundër në pamje të parë me reformën territoriale ama kur erdhi momenti për të votuar sigurisht ngriti kartonin jeshil së bashku me kolegët e të tjerë të socialistë.

Do të jetë simbolika vetëm nëse do të do të ketë një sinkronizim këtë herë të retorikës në foltore dhe të votimit apo do të shkohet ndoshta drejt një abstenimi, sepse sikurse e theksova edhe më herët, për rëndësi vota e saj këtë herë nuk ka, për shkak se 71 vota pro, Partia Socialiste mund t’i bëjë shumë lehtë në Parlament në kushtet që jemi jo vetëm me deputetët e saj, por edhe me deputetë të partive aleate si kundër është PSD-ja”, tha Hoxha.

Lini një koment