E enjte, 19 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Sulmoi stomatologen nën kërcënimin e thikës, arrestohet autori në Korçë

Sulmoi stomatologen nën kërcënimin e thikës, arrestohet autori në Korçë

Ngjarja është riregjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës, ku një 44-vjeçar ka hyrë dhunshëm në një klinikë dentare duke mbajtur në dorë një mjet prerës, me qëllim vjedhjen e klinikës.

Mësohet se ky i fundit, ka sulmuar stomatologen duke i grisur përparësen dhe e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën.

Ai ka mundur të marrë vetëm laptopin duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Forcat e komisariatit të policisë Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e 44-vjeçarit dhe më pas është bërë arrestimi i tij për veprën penale “vjedhje me dhunë”.

Materialet janë referuar pranë prokurorisë së Korçës ku do te vijojnë edhe veprimet e mëtejshme.

Lini një koment