E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tabaku në Këshillin e Integrimit Europian: Shqiptarët kanë nevojë për BE-në, duan garanci për standardet e anëtarësimit

Tabaku në Këshillin e Integrimit Europian: Shqiptarët kanë nevojë për BE-në, duan garanci për standardet e anëtarësimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësime për funksionimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, duke kritikuar vendimet e shumicës socialiste lidhur me organizimin parlamentar të procesit të integrimit.

Gjatë mbledhjes së Këshillit, Tabaku u shpreh se historia 15-mujore e këtij institucioni, sipas saj, dëshmon për kufizimin e rolit të opozitës dhe dobësimin e kontrollit parlamentar.

“Historia 15 mujore e të cilit tregon më së miri mos funksionimin e demokracisë në Shqipëri përqendrimin e pushtetit në duart e shumicës, kufizimin e rolit parlamentar dhe të opozitës në dobësimin e kontrollit, pikërisht atë që duhet të bëj të kontrollit parlamentar dhe të institucioneve të parlamentit”, u shpreh Tabaku.

Tabaku nënvizoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet një prioritet i panegociueshëm për Partinë Demokratike, duke theksuar se objektivi nuk duhet të jetë vetëm mbyllja formale e grupkapitujve apo miratimi i ligjeve, por përmbushja e standardeve europiane dhe forcimi i institucioneve.

Sipas saj, në momentin e vendimmarrjes për anëtarësimin, vendet e BE-së do të vlerësojnë jo deklaratat publike, por situatën reale në Shqipëri.

“Partia demokratike ka dëshmuar me fakte se anëtarësimi në BE është prioritet i panegociueshëm për ne objektivi jonë nuk është mbyllja e grup kapitujve në letër nuk është vetëm miratimi i ligjeve por është anëtarësimi, standardet evropiane, institucionet e forta, janë zbatimi i ligjit. Për ne në momentin e vendim marrjes, vendet anëtare nuk do të gjykojnë mbi Shqipërinë e konferencave për shtyp por për Shqipërinë reale. Shqiptarët kanë nevojë për BE sepse duan që ti garantohen standardet e anëtarësimi”, tha ajo.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment