Tate po blen një pikturë të Beryl Cook-it, dekada pas përjashtimit të saj
Tate, një prej institucioneve më të mëdha të artit në Londër, është në proces të përvetësimit të një pikture të artistes britanike Beryl Cook — siç raporton The Art Newspaper, një zëdhënës i Tate konfirmoi për Financial Times-in: “Tate është në proces të blerjes së një prej pikturave të saj për koleksionin.”
Vendimi përmbys qëndrimin e mbajtur dekada më parë nga ish-drejtori Nicholas Serota, i cili në vitet ’90, sipas raportimeve, kishte deklaruar se “nuk do të ketë Beryl Cooks në Tate Modern”.
Beryl Cook, e njohur për portretizimet e saj të gjalla e plot ngjyra të njerëzve të zakonshëm — shpesh në veshje dhe merchandise popullore — po përjeton një rilindje të vërtetë të vëmendjes kritike. Në fillim të këtij viti, një ekspozitë e pritur mirë në galerinë The Box në Plymouth iu kushtua veprës së saj.
Përveç kësaj, House of Voltaire — krahu tregtar i organizatës së arteve Studio Voltaire — ka ngritur një instalim spektakolar në Bicester Village (Oxfordshire): figura në madhësi natyrale dhe murale gjigante të bazuara në pikturat më të njohura të Cook-it, që shtrihen për një milje në ajër të hapur dhe do të qëndrojnë deri më 25 tetor, sipas Financial Times.
Me këtë blerje të mundshme, Tate duket se po e kthen faqen ndaj një artisteje që publiku e ka dashur prej kohësh — dhe institucionet e artit tani po i bashkohen vëmendjes së vonuar.