E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tiranë, zëvendësohen semaforët e dëmtuar nga protestuesit pas një muaji

Tiranë, zëvendësohen semaforët e dëmtuar nga protestuesit pas një muaji

Semaforët e shkatërruar gjatë ditëve të dhunshme të protestave, në javën e dytë të tetorit, tashmë janë zëvendësuar me të rinj dhe shumica janë funksionalë në Tiranë, siç njofton Shqiptarja.com.

Bashkia e Tiranës publikoi pamje nga ekipet e punës në terren, ku njoftoi se disa semaforë u ngjitën, disa u zëvendësuan, e të tjerë janë të rinj.

Shkatërrimi i semaforëve ishte një nga pasojat e protestave të dhunshme në kryeqytet. Sinjalistika rrugore mbeti e dëmtuar, me semaforë jashtë funksionit prej gati një muaji, derisa u krye zëvendësimi i tyre.

Lini një koment