E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›U la në arrest shtëpie pas parandalimit të një vrasjeje në Lezhë, Vinçensk Piroli shpallet sërish në kërkim, dyshohet i përfshirë në vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj

U la në arrest shtëpie pas parandalimit të një vrasjeje në Lezhë, Vinçensk Piroli shpallet sërish në kërkim, dyshohet i përfshirë në vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj

Policia e Shkodrës ka lëshuar urdhër ndalimi për Vinçensk Pirolin, i cili është shpallur sërish në kërkim, siç njofton Shqiptarja.com. Ai dyshohet si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës.

Piroli ishte liruar pak ditë më parë nga Gjykata e Apelit, e cila e kishte caktuar në masën e arrestit në shtëpi, pasi policia kishte parandaluar një vrasje në Lezhë, për të cilën ai dyshohej si atentator.

Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në Vaun e Dejës ka ndodhur më 4 gusht 2025. Me urdhrin e ri të ndalimit, Piroli kërkohet nga policia për t’u përballur me dyshimet për përfshirje në këtë ngjarje.

Lini një koment