U pickua nga grerëza teksa po hante ëmbëlsirë në lokal në Itali, shqiptari përfundon në spital!
Një 35-vjeçar shqiptar ka përjetuar momente të frikshme në Itali, pasi është pickuar nga një grerëz brenda gojës, teksa po konsumonte mëngjesin në një lokal pranë portit.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi kur i riu kishte porositur një ëmbëlsirë me krem pastiçerie. Pa e vënë re, mbi ëmbëlsirë ishte një grerëz dhe, në momentin që ai e kafshoi, insekti e pickoi në brendësi të gojës.
Dhimbja e fortë e detyroi 35-vjeçarin të kërkonte ndihmë mjekësore. Në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, ku pas ndihmës së parë, shqiptari u transportua në spitalin Torrette, ku u paraqit me kod urgjence të gravitetit mesatar.