E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Vergori dhe Hoti diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Vergori dhe Hoti diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka zhvilluar takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi Hoti, raporton RTK.

Sipas njoftimit të KFOR-it, në takim është diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe është vlerësuar bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

KFOR-i ka ritheksuar se mbetet i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes.

Në njoftim theksohet se KFOR-i vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në kuadër të përgjegjësive të veta si reagues të sigurisë.

Lini një koment