E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›VIDEO / Berisha merret sërish me Ben Blushin: Historitë e tij të çmendura…

VIDEO / Berisha merret sërish me Ben Blushin: Historitë e tij të çmendura…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me refuzimin e pretenduar të shtëpive botuese për të publikuar librin e Alfred Lelës, duke e cilësuar këtë situatë si tragjike dhe duke bërë paralelizma me periudhën e diktaturës komuniste.

“Tragjike është refuzimi i shtëpive botuese për të publikuar librin e Alfred Lelës. Këta janë skllevër të një regjimi të transfiguruar, njëlloj si në diktaturën komuniste. Por libri do të publikohej! I thashë Alfred Lelës: publikoje vetë, ti ke një shtëpi botuese!”, është shprehur Berisha.

Por kreu i PD nuk harroi të sulmonte edhe shkrimtarin Ben Blushi.

“Përrallat e Blushit për Tiranën mbushin të gjitha ekranet. Absolutisht një deformim vulgar i historisë së këtij qyteti” – tha Berisha ndër të tjera.

Deklarata e ish-kryeministrit mund të lexohet edhe në kontekstin e diskutimeve që kanë shoqëruar librin e Ben Blushit, “Histori të çmendura të Tiranës”.

Me pak ironi, mund të shtrohet edhe pyetja: Mos vallë Berisha do të kishte dashur të ishte edhe vetë protagonist i njërës prej historive të çmendura të kryeqytetit?

Lini një koment