Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaArteVjen “DEA Open Air Film Festival”

Vjen “DEA Open Air Film Festival”

Festivali Ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air” ngre siparin e edicionit të 13-të në 1 Qershor duke i ofruar publikut kryeqytetas një ofertë filmike të pasur, që trajtojn tematikat më aktuale globale.

Në kategoritë, prodhime me metrazh të gjatë, atë të shkurtër, dhe në kategorinë e filmit studentor garojnë 40 filma nga 25 vende të botës, përfshirë, Italinë, Poloninë, Spanjën, Turqinë, SHBA-në etj.

Motoja e këtij edicioni është “Qiell i hapur. Mendje të hapura” ky shpaloset qëllimi kryesor, dialogu mes brezave dhe kulturave të ndryshme përmes fuqisë së kinemasë, por edhe nxitja e publikut drejt këtij mediumi.

Festivali do të zgjasë deri në 5 Qershor, ku pervecc prezantimeve të filmave të rëndësishëm botërorë, Dea Open Air do të jetë një hapësirë komunikimi mes kienastëve, kritikëve studentëve dhe publikut.

/tvklan.al

Lini një koment