E mërkurë, 18 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Vjen nga Turqia, Partizani shpërndan menjëherë pamjet (Video)

Vjen nga Turqia, Partizani shpërndan menjëherë pamjet (Video)

Tapeti sintetik ka mbërritur nga Turqia në Kompleksin Partizani. Në vazhdim do të shtrohet në një nga fushat stërvitore që është gati. Më pas të kuqtë do t’i zhvillojnë aty seancat nën drejtimin e Mislav Karoglan.

Plani është që krahas fushës stërvitore me bar sintetik, të jetë edhe një tjetër fushë me bar natyral. Sa i përket stadiumit “Arena e Demave” është vendosur për bar hibrid.

Kompleksi i Partizanit pritet të marrë formë përfundimisht në vitin 2027. Kjo pasi kujtojmë se stadiumi “Arena e Demave” do të presë ndeshje në Europianin e 21-vjeçarëve.

Lini një koment