E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt nga sulmi me dronë

Von der Leyen kërkon shtimin e presionit ndaj Iranit pas vrasjes së dy italianëve në Kuvajt nga sulmi me dronë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Iranit, pas sulmit me dronë në Kuvajt, ku humbën jetën dy shtetas italianë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, von der Leyen dënoi sulmet iraniane ndaj vendeve fqinje dhe partnerëve të Bashkimit Evropian në rajonin e Gjirit Persik, duke theksuar se përshkallëzimi i situatës përbën kërcënim për sigurinë ndërkombëtare.

“Duhet të shtojmë presionin ndaj Iranit për t’i dhënë fund këtyre sulmeve të papranueshme kundër fqinjëve të tij dhe partnerëve tanë në Gjirin Persik. Ngjarjet e sotme janë një tjetër kujtesë se siguria në Gjirin Persik është një çështje e sigurisë për të gjithë ne”, deklaroi ajo.

Kreu i Komisionit Evropian shprehu gjithashtu ngushëllimet për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, si dhe me popullin italian.

Sulmi ndodhi rreth orës 14:00, kur dronë iranianë goditën instalime ushtarake në Kuvajt. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, bëri të ditur në një raportim në Senat se mes objekteve të goditura ishte edhe një stacion i zbulimit të mbrojtjes ajrore, ku punonin dy teknikët italianë të kompanisë së mbrojtjes Rheinmetall, të cilët humbën jetën.

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit konfirmoi vdekjen e dy shtetasve italianë, ndërsa njoftoi se nga sulmi mbetën të plagosur edhe të paktën katër persona të tjerë.

“Shqipëria do të marrë më shumë mbështetje nga Plani i Rritjes, jo si nder apo favor, por sepse kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe kemi marrë notën”, deklaroi ai.

Lini një koment