Ylber Ramadani humb ndeshjen ndaj Bjellorusisë pas kartonit të verdhë me Finlandën
Shqipëria ka humbur një titullar të paprekshëm për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.
Ylber Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58-të të ndeshjes ndaj Finlandës në “Air Albania”. Duke qenë se kishte një karton të verdhë më parë, mesfushori kuqezi do të mungojë në ndeshjen e së dielës ndaj Bjellorusisë, po ashtu në “Air Albania”.
Trajneri Sylvinho do të duhet të gjejë një tjetër zgjidhje në mesfushë për atë ndeshje.