Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaArteZbulohet një kompleks termal romak në Lushnjë

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnjë

Një kompleks termal romak është zbuluar në Lushnjë, nga specialistët e IKMT-së, në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe Bashkisë Lushnjë.

Siti i ti arkeologjik në fshatin Zgjanë, cilësohet si një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në zonën e Lushnjës në dekadat e fundit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë pamje teksa po bëheshin gërmimet, të cilat nxorrën në dritë kompleksin termal të periudhës romake dhe ambienteve të lidhura me të.

Gonxhja cilëson se kërkimet vijojnë dhe pritet të sjellin të dhëna të reja mbi historinë e zonës, duke shtuar potencialisht një monument të ri kulture dhe një atraksion të rëndësishëm për turizmin kulturor.

/tvklan.al

Lini një koment