Zyrtare! Jo vetëm premio, Egnatia merr lajmin më të rëndësishëm nga UEFA
Egnatias i rritet koeficienti i Europës për shkak të fitores ndaj Linkoln Red Imps. “Panorama Sport” raporton se Egnatia do e ketë koeficientin e Europës të paktën 8,5 në edicionin e ardhshëm. Një koeficient historik që në Shqipëri e arrinte vetëm Skënderbeu në vitin 2017. Premio për fitoren ndaj Linkoln është 400 mijë euro nga UEFA.
Këto llogari për Egnatian mbeten pa marrë parasysh, që janë edhe të paktën dy ndeshje të tjera për t’u luajtur. Kështu ekipi i Nevil Dedes synon që të kalojë koeficientin 10 dhe të bëjë historinë.
Rritja e koeficientit është vendimtare. Kjo pasi në këtë mënyrë, në rast se Egnatia shpallet sërish kampione, do të jetë në vazon e favoritëve për turin e parë të Champions. Kështu shmangen emra “big” dhe mund të sigurohet sërish faza e ligës që vjen pas kualifikueseve.