E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum”, Lapaj dorëzon firmat në KQZ

“107 mijë vullnete për ta çuar vendin në referendum”, Lapaj dorëzon firmat në KQZ

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar këtë të premte në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi 107 mijë firma në mbështetje të nismës për zhvillimin e një referendumi për shfuqizimin e ligjit “Paketa e Maleve” dhe atij për “Investimet Strategjike”.

Kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, i shoqëruar nga grupi nismëtar, kërkoi shfuqizimin e dy ligjeve, të cilat i cilësoi si abuzive dhe që, sipas tij, cenojnë interesat e qytetarëve dhe të vendit.

Lapaj deklaroi se 107 mijë firmat përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve për të vendosur drejtpërdrejt përmes referendumit, duke e cilësuar këtë nismë si një moment historik për Shqipërinë.

Ai kritikoi gjithashtu klasën politike, duke pretenduar se deputetët janë kthyer në shërbëtorë të oligarkisë dhe nuk përfaqësojnë më interesat e qytetarëve.

Lini një koment