2 shqiptarë jehonë në mediat britanike, Hoxhaj: Tentuan të vjedhin banesën e William dhe Kate
Profesori Andi Hoxhaj në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Smarxhiun ka folur lidhur me arrestimin e dy shqiptarëve në Britaninë e Madhe të cilët dyshohen se ata kanë tentuar të vjedhin rezidencën e Princit William.
Hoxhaj u shpreh se duhet pritur fjala e drejtësisë përpara se të nxirren përfundime, por paralajmëroi se një ngjarje e tillë rrezikon të përdoret nga politika dhe dëmton imazhin e shqiptarëve.
“Natyrisht po unë do thoja që le t’ia lëmë drejtësisë që ta vërtetoj se në fund të fundit janë akoma të akuzuar dhe nuk duhet të bien pre e kësaj. Natyrisht nuk i bën aspak mirë imazhit të shqiptarëve dhe vetëm kjo çon ujë tek mulliri i farazhit dhe jo vetëm i farazhit, por të gjithë atyre që marrin flamurin kundër shqiptarëve dhe kjo thjesht do përdoret shumë keq politikisht nëse vërtetohet që vërtetë janë shqiptarë.
S’ka limit domethënë s’ka limit edhe për të treguar se sa të aftë ne jemi për gjëra të gabuara. Në media kryesisht është komentuar që është një thyerje e lartë e sigurisë.
Natyrisht edhe kjo është pikëpyetja më e madhe që a sa ka qenë perimetri i rrethit mbrojtës dhe a duhet t’i shtohen apo jo më tej forcat. Neve duhet ta themi që në përgjithësi si politikanët dhe familja mbretërore dhe po t’i shikosh eskortat e tyre janë shumë të vogla sepse siguria është goxha e lartë në Britaninë e Madhe dhe të paktën njerëzit nuk kanë guxuar deri më sot që të tentojnë si te politikanët apo tek familja mbretërore që të bëjnë akte dhe veprime të kësaj natyre.
Pak a shumë ky ka qenë tema e diskutimit që duhet të rritet siguria se në fund të fundit Princ Williams është mbreti i ardhshëm edhe që tani ka filluar që të projektojë disa nga idetë e tij që do bëjë kur të jetë mbretë dhe dije madje kishte dhe takim me kryeministrin që ishte i pari prej shumë kohësh që ndodhte.
Është një rezidencë që ka dhe të tjerë. Po sepse aty afër është një bazë ushtarake, sepse Princ William ka shërbyer për një periudhë kohe në ushtri dhe është marrë kryesisht me helikopterët dhe me ata që shpëtojnë kur ndodh një aksident në ujë apo në det që ven i marrin.
Aty afër në këtë zonë ku është kryer vjedhja aty është edhe baza ajrore ku William është ushtruar kur ka qenë i ri dhe ka vazhduar akoma që mban një farë lidhje me to”, tha ai.