Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria A20 vite nga “Calciopoli”, flet Moggi: Nuk isha i pëlqyer nga Roma, ja çfarë bënte Milani me arbitrat

20 vite nga “Calciopoli”, flet Moggi: Nuk isha i pëlqyer nga Roma, ja çfarë bënte Milani me arbitrat

20 vite pas skandalit “Calciopoli”, ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi, i cili u përjashtua përjetë nga futbolli, foli për “La Nazione”: “Juventusi i frikësonte të gjithë për shkak të forcës së tij, në ‘Calciopoli’ nuk ka asnjë provë për krime të klubit bardhezi. Ne nuk kërkuam kurrë të fitonim një ndeshje padrejtësisht, të tjerët e bënë. A kishte paragjykime? Shumë. Avokati im tha: I hetuari është më mirë të zgjidhet sesa të kërkohet. Ata më zgjodhën mua”.

Sipas Moggit, disa të vërteta u fshehën: “Në vitin 2005, kur Ibrahimovic u pezullua me tri ndeshje, Milani e dinte paraprakisht se apeli do të pranohej. Gjithashtu, para Fiorentina-Milan, Meani i kërkoi arbitrit De Santis të mos ndëshkonte Nestën me karton të verdhë dhe kështu ndodhi”.

Ai shtoi: “Nuk isha shumë i pëlqyer nga Roma, teksa Baldini ishte mik i ngushtë i hetuesit Auricchio. Ai hetim iu leverdiste rivalëve për të eliminuar Juventusin. Historia se Paparesta u mbyll në dhomën e zhveshjes ishte vetëm thashethem. Për kartat SIM zvicerane, doja vetëm të mbrohesha, sepse mendoja se dikush më ndiqte. Me arbitrat flisnin të gjithë”.

Lini një koment