250 fëmijë paraqiten çdo ditë në urgjencën e pediatrisë në QSUNT
Temperaturat e larta të gushtit kanë ndikuar në shëndetin e popullatës. Përgjatë 24 orëve, në urgjencën e pediatrisë në QSUNT paraqiten mesatarisht rreth 250 fëmijë që kanë nevojë për kujdes mjekësor.
Anisa Potka, mjeke pediatre pranë urgjencës, bën me dije se problematikat janë nga më të ndryshmet. Jo të pakta kanë qenë urgjencat mjekësore të lidhura me plazhet dhe pishinat.
Mjekët thonë se të prekura nga problemet e virozave të verës janë të gjitha grupmoshat, por kur bëhet fjalë për fëmijët, kërkohet kujdes i shtuar. Ata rekomandojnë kontaktin e menjëhershëm me mjekun e familjes që në fillimin e shenjave të para, si dhe apelojnë për ushqyerje të shëndetshme dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.