E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia3 italianë mes të arrestuarve për dhunën në protestë – Tv Klan

3 italianë mes të arrestuarve për dhunën në protestë – Tv Klan

Tre shtetas italianë janë mes 6 personave të proceduar penalisht pas protestës së 8 majit të organizuar nga Partia Demokratike, ku pati përplasje me forcat e policisë.

Nga hetimet e kryera, është provuar se ata kanë marrë pjesë në akte dhune ndaj efektivëve, por nuk rezultojnë të përfshirë në hedhjen e molotovëve.

Të huajt janë marrë në pyetje nga policia, por kanë refuzuar të japin shpjegime mbi arsyet e përfshirjes së tyre në protestë dhe mënyrën se si u bënë pjesë e tubimit.

Në total, për zhvillimet e protestës janë proceduar 6 persona, të dyshuar për akte dhune dhe përdorim molotovësh në drejtim të policisë.

Gjatë protestës së opozitës, u lënduan tre punonjës policie, ndërsa hetuesit gjatë veprimeve sekuestruan 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment