Tuesday, 25 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 31 vatra zjarri në vend, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje.

Vatrat aktive ndodhen në Malin e Dajtit, Ballenjë të Dibrës dhe Qafën e Helmës në Bulqizë, ndërsa sipas autoriteteve nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 370 forca operacionale, 22 mjete zjarrfikëse, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë.

Ndërkohë, Ministria njofton se situata në Pukë është përmirësuar ndjeshëm, ku zjarret në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë shuar plotësisht dhe zonat po mbahen nën monitorim.

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Bazuar në informacionet e raportuara nga strukturat e sistemit të mbrojtjes civile, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar në total 31 vatra zjarri, nga të cilat 3 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 370 forca operacionale dhe 22 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë me zinxhir dhe 3 helikopterë.

Tre vatrat aktive janë në Malin e Dajtit, Ballenjë dhe Qafën e Helmës.

Në Malin e Dajtit, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 30 efektivë të FA-së dhe 30 efektivë zjarrfikës, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë u aktivizua edhe 1 helikopter i FA-së. Sot operacioni vijon me 20 efektivë të FA-së dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Ballenjë, Dibër, vatra vijon aktive në terren të thepisur dhe shkëmbor; për ndërhyrjen janë angazhuar 5 forca të ADZM Dibër, ndërsa nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Në Qafën e Helmës, Bulqizë, vatra vijon aktive dhe mbahet nën monitorim nga 4 efektivë të MZSH Bulqizë, gjithashtu pa rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet e përmirësuar në Pukë. Në zonën e Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, gjatë ditës së djeshme u angazhuan 83 forca, të mbështetur 40 efektivë të FA-së, dhe 1 helikopter të FA-së. Zjarri në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh është shuar plotësisht, ndërsa zonat vijojnë të mbahen nën monitorim.

Në qarqet e tjera, pjesa më e madhe e vatrave të raportuara janë shuar ose po mbahen nën mbikëqyrje. Nuk raportohen situata me rrezik për zonat e banuara nga vatrat aktive.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Lini një koment