E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë, në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit.

Gjatë qëndrimit në Vatikan, ministri Hoxha u takua me Atin e Shenjtë, duke i shprehur mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Postimi i ministrit Ferit Hoxha

Një moment i veçantë, i mbushur me ngrohtësi dhe domethënie, si dhe një mundësi e çmuar për të rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si edhe mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Shqipëria dhe Selia e Shenjtë ndajnë një lidhje të veçantë, të rrënjosur në histori dhe të ushqyer nga vlera të përbashkëta: dinjiteti njerëzor, dialogu, bashkëjetesa dhe paqja.

Në një kohë të trazuar për botën, mesazhi i Atit të Shenjtë për paqe, solidaritet, zhvilim dhe respekt për çdo qenie njerëzore është sot më i nevojshëm se kurrë.

Lini një koment