Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia40 pozicione vakante, BKH hap aplikimet për hetues. Kriteret dhe afatat

40 pozicione vakante, BKH hap aplikimet për hetues. Kriteret dhe afatat

Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH ka shpallur zyrtarisht thirrjen për pranimin e kandidatëve për 40 pozicione hetuesi. Të interesuarit kanë kohë deri më 14 shtator, ora 16:00, për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Në njoftim gjithashtu janë listuar kritetet teksa bëhet me dije se dokumentacioni dërgohet elektronikisht ose me postë.

Njoftimi i plotë:

THIRRJE PËR APLIKIM PËR 40 POZICIONE HETUES NË BKH

Kush mund të aplikojë?

Kandidatët që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Të jenë shtetas shqiptare

Të kenë arsim të lartë policor, në drejtësi, kontabilitet ose arsim të lartë në degë të tjera që lidhen me misionin e BKH-së

Të kenë më shumë se 1 vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë të lidhur me misionin e BKH-së

Të plotësojë kushtet e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës

Procesi i konkurrimit përfshin:

Testin konjitiv, të sjelljes dhe arsyetimit logjik

Testimin e aftësive fizike

Testin e zgjeruar me shkrim

Intervistën e strukturuar

Poligrafi dhe verifikimet e pasurisë, figurës dhe sigurisë, kontrolli mjekësor dhe psikologjik (megjithëse nuk pikëzohen, janë të detyrueshme)

Afati i aplikimit: Nga data e publikimit deri më 14 shtator 2026, ora 16:00

Dokumentacioni dërgohet elektronikisht në: [email protected]

Të njëjtat dokumente të dërgohen me postë në adresën: Byroja Kombëtare e Hetimit, rruga Jordan Misja, nr. 1, Tiranë.

Lini një koment